Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Avullojnë” biletat, Partizani përgatit festën në derbi

Nga A2 CNN
9 Maj 2019, 19:52 | Futboll
“Avullojnë” biletat, Partizani përgatit festën

Te Partizani është gjithçka gati për festën e titullit. Pas 26 viteve, pritja ka ardhur në orët e fundit. Të kuqtë kanë shansin të kurorëzohen kampionë prej derbit të së dielës me Tiranën.

Një fitore përballë rivalëve të përjetshëm, do të niste zyrtarisht festën. Për këtë arsye, tifozët janë angazhuar në mbështetje të ekipit, me stadiumin që pritet të jetë i mbushur me kapacitet të plotë.

Klubi i kuq ka njoftuar se prej interesimit të madh, biletat po shiten me ritme jashtë parashikimeve. Në tribunën kryesore nuk ka më asnjë vend të disponueshëm, ndërsa drejt shitjes së plotë janë edhe tribunat e tjera.

Të dielën, të gjithë pritet të jenë në stadium, sepse rikthimi te titulli, duke fituar derbin me Tiranën, është ëndrra e të gjithë tifozëve të Partizanit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli