Basha: Shembulli i Ramës për rininë, “je trafikant? Bëhesh deputet”

Nga Pogradeci Lulzim Basha deklaroi se në takim me demokratet mungon deputeti  i tyre i zonës. Edi Rama ka vendosur të kthejë burgun politik, u shpreh Basha duke ju referuar kërkesës për arrest me burg ndaj Klevis Balliut.

“Na mungon dikush sot, na mungon, sepse Edi Rama ka vendosur të kthejë burgun politik. Na mungon Klevis Balliu, i cili mbahet me urdhër politik vetëm e vetëm, sepse qëndroi në kah të qytetarëve që po i dhunonte policia. Unë jam krenar për Klevis Balliun, e di që edhe ju jeni krenar për Klevis Balliun. Dhe mesazhi që ju çon është që të qëndrojmë edhe më fort, edhe më të bashkuar në krah të njerëzve, në krah të kauzës tonë për liri dhe demokraci. ta tregojmë veten. Ky është mesazh për të gjithë ju e në veçanti për rininë e Pogradecit, ta tregojmë veten fuqimisht të shtunën më 11 maj në Tiranë”, tha Basha.

Edhe në Pogradec Basha paraqiti shtyllat e programit të demokratëve, ndërsa sulmoi Ramën: “Edi Rama mban pranë vetes të pashkollë, milionerë me katër klasë. E ka shkatërruar sistemin arsimor dhe investon tek injoranca. Shembulli i Edi Ramës për rininë, je trafikant? Bëhesh deputet”, shtoi kreu i PD.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN