Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Derbi londinez në finale të Europa League, skuadrat angleze pa rivalë

Nga A2 CNN
9 Maj 2019, 23:48 | Futboll
Derbi londinez në finale të Europa League, skuadrat angleze pa

Futbolli këtë vit në Europë i takon i gjithi skuadrave angleze. Po ashtu si në finale të Champions League edhe në Europa League do të jenë dy skuadra angleze ato që do të diskutojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në Europë.

Finalja e këtij sezoni në Europa League është derbi Londinez mes Arsenalit dhe Chelsea-s. Skuadra e Sarrit vuajti në ndeshjen e kthimit ndaj gjermanëve të Eintracht Frankfurt, duke barazuar 1-1 po ashtu si edhe në ndeshjen e parë. Ndeshja shkoi në shtesë, por as 30 minutat e shtesës nuk e përcaktuan fituesin. Te penalltitë, “blutë e Londrës” u treguan më të saktë, duke siguruar biletën e finales.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, për Arsenalin nuk rezultoi aspak e vështirë transferta në Valencia, ku triumfoi sërish, këtë herë 4-2.

Aubameyang shkëlqeu me 3 gola në këtë ndeshje, ndërsa francezi Lacazette ishte ai që vulosi këtë sukses të “topçinjve”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani