Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Destinacionet “low cost” rrisin ndjeshëm numrin e pasagjerëve

Nga A2 CNN
9 Maj 2019, 14:39 | Aktualitet
Destinacionet “low cost” rrisin ndjeshëm numrin e

Me shtimin e destinacioneve të reja me kosto të ulët është rritur ndjeshëm edhe fluksi pasagjerëve gjatë muajit mars të këtij viti. Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil, trafiku ajror ka shënuar rritje me 10% krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2018, e barabartë me mbi 212 mijë pasagjerë.

Me 58% të totalit, Italia vijon të zotërojë edhe përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin mars. Ndërkohë, sipas të dhënave statistikore në vend të dytë në listë renditet Turqia e cila ka ‘rrëmbyer’ 11% të tregut të pasagjerëve, ndjekur nga Hungaria dhe Austria me 6%.

A2 CNN Livestream

Dita jonë