Haradinaj kundër Mogherinit: Nuk drejton më dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vijon me sulmet e ashpra ndaj përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

 Shefi i qeverisë së Prishtinës theksoi se për shkak të mbështetjes së ndryshimit të kufijve me Serbinë, ajo nuk mund të drejtojë dialogun me Beogradin.

Kancelarja Merkel dhe presidentit Macron ia kanë marrë procesin zonjës Mogherini. Ajo ka propozuar që takimi të bëhej në kuadër të saj por nuk u pranua. Kjo do të thotë se dialogu qe ka ekzistuar nën Mogherinit nuk ekziston më”, deklaroi kryeministri kosovar.

Ai theksoi se nuk do të lejojë formimin e një Republike Serbe në Kosovë, siç është në Bosnje e Hercegovinë. Haradinaj tha se një zhvillim i tillë do të rriste ndikimin rus në rajon.

“Nuk duam një “Dodik Republik” në Ballkan, se ai do të ishte një “kalë i Trojës” i Putinit,  që do të mundësonte vazhdimin e ndikimit të tij në Rajon” tha Haradinaj.

Në fund Haradinaj iu rikthye zhvillimeve në takimin e Berlinit dhe bëri të ditur se kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi i kërkuan atij të pranojë pezullimin e taksës. Në vend të kësaj, ai tha se do të ishte më mirë që ata të kishin shkuar në Berlin me një qëndrim të përbashkët, që dialogu me Serbinë nuk duhet të kushtëzohet.

Shkarkoni aplikacionin e A2