Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kush i zëvendëson deputetët që lenë PS për bashkitë?

Nga A2 CNN
9 Maj 2019, 15:02 | Politikë
Kush i zëvendëson deputetët që lenë PS për

Nga kryesia e Partisë Socialiste e së mërkurës, nuk u arrit mbyllja e listës me 61 emrat e kandidatëve për kryebashkiakë. Pas konsultimit me delegatët e qarqeve që do të bëhen pasditen e së premtes, kryesia e PS do të mblidhet të shtunën në mëngjes për të zyrtarizuar listën.

Mes emrave që do të kërkojnë karrigen e kryebashkiakut janë edhe disa deputetë, që do të krijojnë vakanca në parlament. A2 CNN ka mësuar se mandati i Pjerin Ndreut në Lezhë pritet t’i kalojë Ardjana Jakut, aktualisht zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, e renditur e katërta në listë në zgjedhjet e vitit 2017. Burimet thonë se ajo do ta pranojë mandatin.

Rakip Suli do të garojë për Bashkinë e Kamzës, duke i lënë radhën në listë Eljo Hyskos. Ky i fundit konfirmoi për A2 CNN se do të pranojë mandatin. Për Bashkinë e Pogradecit, Ilir Xhakolli i lë vendin Ardit Konomit, ndërsa për Bashkinë e Përrenjasit do të lërë mandatin e deputetit Nuri Belba. Lista do të zhvendoset duke sjellë në Parlament Florenc Spahon.

Megjithatë, lista është ende e hapur, pasi vendimmarrja e së shtunës mund të sjellë edhe ndryshime të minutës së fundit. E ndërsa afati i fundit për të regjistruar kandidatët për kryebashkiakë skadon më 13 maj, një tjetër afat i pret deputeteë e ardhshëm që presin në lista. Nga momenti që do të shpallet vakanca në Kuvend, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka 5 ditë afat për të verifikuar formularët për kandidatët për deputetë, e më pas do të thirret mbledhja për të votuar dhënien e mandatit ligjvënësve të rinj të PS.

A2 CNN Livestream

Dita jonë