Lirohet Klevis Balliu: Mbështes banorët, respekt për policinë por është bërë pis me kanabis

Ish deputeti demokrat Klevis Balliu është liruar sot nga Gjykata e Tiranës, që vendosi për të masën e detyrimit për paraqitje  

Prokuroria kishte kërkuar arrest shtëpie për ish-deputetin Balliu dhe “arrest me burg” për 3 të ndaluarit e tjerë. Klevis Balliu akuzohet për ‘Kundërshtim të forcave të policisë’ dhe për ‘Prishje të qetësisë publike’. Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka mohuar akuzat, ndërsa akuzon blutë për dhunë fizike.

 Ish deputeti demokrat u arrestua dy ditë më parë teksa ishte i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili pritej  të vizitonte një biznes në zone.

Ish deputeti Balliu pati mënyrë të fliste duke thënë se ai banorët e Astirit i ka mbështetur dhe i mbështet “se ne burg, se jashtë burgut, dhe fakti që arrestohet njeri dhe mendon se do të trembi PD-në” atëherë kryeministri  “është më budalla sesa ç ’mendojmë ne”.

Balliu shtoi se kishte krahun e nxirë jo vetëm  nga përplasjet me policinë, por edhe nga banorët kur ishte mbrojtje të policisë. Dhe e justifikon respektin ndaj forcave të rendit me një detaj të së kaluarës.

“Unë jam një djalë i rritur në rezidencat e shtetit, i mbrojtur gjithmonë nga policë dhe gëzojë respekt për to.  Protestojmë edhe sepse kjo Qeveri ka bërë pis uniformat e policisë me kanabis”, shtoi Balliu.

Shkarkoni aplikacionin e A2