Lleshaj – Policisë: Të kapen personat e shpallur në kërkim

Grabitja e Rinasit bëri që ministri i brendshëm të rikthejë vëmendjen te personat e shpallur në kërkim. Në mbledhjen e taskforcës qendrore ai kërkoi angazhim maksimal nga Policia për të ulur numrin e listës që, siç tha ai, është treshifrore.

Kultivimi i bimëve narkotike është një tjetër problem shqetësues ndërsa sipas Lleshajt, në disa qarqe, grupe kriminale shfrytëzojnë trafikun e këtyre lëndëve. Për këtë ai dha një afat për Policinë. Më 15 qershor do të nisë monitorimi nga ajri. Ministri i Brendshëm kërkoi dhe angazhim maksimal për zgjedhjet vendore në mënyrë që çdo qytetar të votojë. Një tjetër pikë është edhe menaxhimi i kufijve. Për këtë, Lleshaj tha se nuk duhet të arrestohen emigrantët që hyjnë ilegalisht në vendin tone, por grupet kriminale që qëndrojnë pas tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2