Mal i Zi, dënime shumëvjeçare për puçistët e 2016-ës

Gjykata e lartë në Podgoricë, dënoi me 5 vite burg dy politikanë pro rusë të opozitës malazeze, që u përpoqën të rrëzonin qeverinë në tetor të 2016-tës.

 Ata dhe 12 persona të tjerë u shpallën fajtor për organizimin e një komploti kriminal për përmbysjen e qeverisë. Dy shtetas rus, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të cilët dyshohet të jenë agjentë sekretë të inteligjencës ushtarake ruse, u gjykuan në mungesë.

Pamje nga arrestimi i disa prej puçistëve

Ata morën edhe dënimin më të rënde, 12 dhe 15 vite burg, respektivisht. Për 9 të akuzuarit serbë, dënimet variojnë nga 18 muaj në 8 vjet.

Autoritetet malazeze pretendojnë se nacionalistët serbë dhe rusë kanë komplotuar për pushtimin e parlamentit gjatë zgjedhjeve parlamentare, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Milo Djukanovic, dhe për të instaluar një udhëheqje pro-ruse. Kremlini i ka cilësuar pretendimet si absurde dhe mohon qe mekanizmat shtetërorë rusë, të jenë të përfshirë.

Shkarkoni aplikacionin e A2