Mbërrin në atdhe trupi i pajetë nëntetares Zarife Hasanaj

Ka mbërritur këtë të enjte në Tiranë trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanaj, e mbetur e vrarë të hënën në bazën e NATO-s në Letoni, pas shpërthimit të municioneve luftarake.

Arkivoli me trupin e Hasanajt u përcoll me një ceremoni ushtarake, ndërsa të pranishëm në aeroportin “Nënë Tereza” ishin edhe familjarë të saj, kolegë dhe përfaqësues shtetërorë.

Gjatë incidentit të së hënës, mbetën të plagosur edhe dy efektivë të tjerë, Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në bazën e NATO-s në Letoni. Një ditë më parë, atje ishte edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Sipas burimeve të ministrisë, gjendja e rreshter Kapajt është shumë e mirë, ndërsa Major Tanushi vazhdon të mbetet në kujdes intensiv mjekësor.

Shkarkoni aplikacionin e A2