Ngërçi Kosovë-Serbi, Meta: Po ta kishim zgjidhur dje do dukeshim si Beneluks

Presidenti Ilir Meta tha se atmosfera në samitin e Procesit të Brdo-Brijunit ishte tepër miqësore dhe organizimi i tij pikërisht në Ditën e Europës është një mesazh i përbashkët për orientimin e qartë europian dhe euroatlantik të vendeve të rajonit tonë.

“U fokusuam te çështjet e mbetura pezull mes vendeve të rajonit. Të gjiythë do të donim që dialogu Serbi-Kosovë të kishte përfunduar dje, as sot dhe as nesër. Por nëse kjo do të dikush mund të na ngatërronte dhe të mendonte se këtu ndodheshim në vendet e Beneluksit, dhe jo në një rajon që ka qenë me një të kaluar mjaft të vështirë jo më shumë se 20 vite më parë”, tha Meta.

Pavarësisht pjesëmarrjes në samit të përfaqësuesit të presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, apo ngërçit në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Meta shtoi se samiti ishte tepër miqësor dhe madje tha se e kishte ftuar Dodik të vinte në Shqipëri edhe si turist.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN