“Pas zgjedhjeve europiane, procesi i zgjerimit nuk do të jetë më i njëjtë”

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, paralajmëroi vendet e Ballkanit perëndimor që të nxitojnë në realizimin e detyrave, në mënyrë që procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian të mos vonohet, sidomos duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Europian, nga ku do të dalë edhe Komisioni i ri Europian.

“Nuk mund të them se i zgjidhëm problemet, por kemi debatuar çështjet në mënyrë shumë miqësore. Kjo vjen për shkak të faktit se të gjithë e dinë që pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian, procesi i zgjerimit nuk do të jetë në nivelin e lartë të rendit të ditës. Prandaj është në dorën tonë që të ndërmarrim hapat në mënyrë që ky rajon të jetë më tërheqës për Bashkimin Europian”, tha Pahor.

Megjithatë ai shtoi se edhe Bashkimi Europian duhet të ketë një tjetër qasje. “Pas zgjedhjes së Komisionin e ri do të ketë ardhur koha që Brukseli ta shohë ndryshe procesin e zgjerimit drejt Ballkanit perëndimor”.

Shkarkoni aplikacionin e A2