Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Pas zgjedhjeve europiane, procesi i zgjerimit nuk do të jetë më i njëjtë”

Nga A2 CNN
9 Maj 2019, 12:36 | Aktualitet
“Pas zgjedhjeve europiane, procesi i zgjerimit nuk do të jetë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, paralajmëroi vendet e Ballkanit perëndimor që të nxitojnë në realizimin e detyrave, në mënyrë që procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian të mos vonohet, sidomos duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Europian, nga ku do të dalë edhe Komisioni i ri Europian.

“Nuk mund të them se i zgjidhëm problemet, por kemi debatuar çështjet në mënyrë shumë miqësore. Kjo vjen për shkak të faktit se të gjithë e dinë që pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian, procesi i zgjerimit nuk do të jetë në nivelin e lartë të rendit të ditës. Prandaj është në dorën tonë që të ndërmarrim hapat në mënyrë që ky rajon të jetë më tërheqës për Bashkimin Europian”, tha Pahor.

https://a2news.com/2019/05/09/presidentja-kroate-shoh-se-ka-mungese-interesi-por-be-eshte-e-paplote-pa-ballkanin-perendimor/

Megjithatë ai shtoi se edhe Bashkimi Europian duhet të ketë një tjetër qasje. “Pas zgjedhjes së Komisionin e ri do të ketë ardhur koha që Brukseli ta shohë ndryshe procesin e zgjerimit drejt Ballkanit perëndimor”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë