Pesticidet, denoncimi: Futen nga Kina, të dëmshme për shëndetin

Një pjesë e madhe e ushqimeve shqiptare përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve, për shkak të ilaçeve dhe pesticideve të shumta që përdoren. Sipas Filip Gjokës, kryetarit të Shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike, shumë fermerë shqiptarë i përdorin këto lëndë për të shtuar prodhimin dhe për të nxjerrë atë më shpejt në treg.

Por sipas Zëvendësministres së Bujqësisë, Ermira Gjeçi, nuk ka vend për panik, pasi prodhimet bujqësore i nënshtrohen kontrolleve laboratorike, që plotësojnë edhe kriteret e Bashkimit Europian.

Zgjidhja për sigurinë ushqimore në vend sipas Gjokës është fuqizimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe pajisja e tij me laboratorë modernë. Ndërsa sipas administratorit të Natural Farming, Artur Dojaka problemi kryesor që pengon eksportet e produkteve shqiptare është gjurmueshmëria, ndërsa këshilloi fermerët të orientohen drejt produkteve organike, që janë edhe më fitimprurëse.

Shkarkoni aplikacionin e A2