Presidentja kroate: Shoh se ka mungesë interesi, por BE është e paplotë pa Ballkanin perëndimor

“Kur flas me kolegët në Bruksel për këtë rajon nuk shoh vetëm mungesë kuptimi të historisë, por gjithashtu ka edhe mungesë interesi. Dhe kjo shihet edhe në publikun e tyre.  Por bashkimi Europian është i paplotë, ky rajon është pjesë integrale e Bashkimit Europian. Nuk dua të përdor fjalën zgjerim, por procesin e integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Europian. Ky samit konfirmoi përkushtimin tonë për përfshirjen e këtyre vendeve në Bashkimin Europian. Duhet të zgjidhim problemet e hapura që kemi me njëri-tjetrin”, tha Grabar-Kitarovic.

“Unë nuk mund të shtyp butonin për të përfshirë në BE këto vende. Kroacia do mbështesë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Po krijojmë një vakum në këtë rajon dhe ky vakum mund të plotësohet nga faktorë që nuk janë dobiprurës për njerëzit. Duhen dy vetë për të kërcyer tango, ne do t’ju shtyjmë në këtë rrugë, por edhe ju duhet të ndërmerrni hapat e nevojshëm”, shtoi ajo.

Shkarkoni aplikacionin e A2