Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rusia tregon “muskujt”, paradë madhështore për “Ditën e Fitores”

Nga A2 CNN
9 Maj 2019, 19:29 | Bota

Rusia tregon muskujt me rastin e 74-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Për Moskën, kjo është jo vetëm festë kombëtare, por edhe një mundësi për ekspozuar trupat dhe teknologjinë e fundit ushtarake.

Mbi 13 mijë trupa ishin pjesë e paradës madhështore në Sheshin e Kuq, ku parakaluan gjithashtu 130 pajisje të artilerisë së rëndë. Mes armëve të reja ishte një kallashnikov i quajtur AK – 12. Si pjesë e paradës, mijëra njerëz mbajtën portrete të ta afërmeve të tyre që morën pjesë në luftën e dytë botërore.

Presidenti rus Vladimir Putin nderoi me një minutë heshtje në kujtim të të rënëve dhe mbajti gjithashtu një fjalimi para veteranëvë të luftës së Dytë Botërore nga ish-Bashkimi Sovjetik. Putin shfrytëzoi rastin për të premtuar rritje të kapaciteteve ushtarake.

“Ne kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka të mundur për të siguruar gatishmërinë më të lartë në betejë të forcave tona të armatosura. Do të rrisim edhe më tej prestigjin e shërbimit ushtarak, autoritetin e ushtarëve dhe mbrojtësve të atdheut”, tha Putin.

Shumica e vendeve europiane e shënojnë mundjen e Gjermanisë naziste në 8 maj, por në Rusi e disa vende të tjera, ceremonitë përkujtimore zhvillohen në 9 maj për shkak të ndryshimeve gjeografike të orës në momentin e dorëzimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë