Samiti i Berlinit, Shkullaku: Iniciativë e Merkel, zyrtarizoi idenë e mosndryshimit të kufijve

Armand Shkullaku, ndër të tjera, komentoi në emisionin “I Ftuari” edhe zhvillimet më të fundit në Ballkan, Samitin e Berlinit, por edhe deklaratat e Thaçit për shkrirje të kufirit Shqipëri-Kosovë.

“Nëse do të ishte një gjë që mund të bëhej. Atëherë do të ishte bërë me kohë. Mbledhje të përbashkëta të dy qeverive janë bërë edhe më parë. Por për mua këto janë deklarata për të fituar terren patriotik pas lëkundjeve të pozitave që kanë pësuar si Thaçi, ashtu edhe Rama me çështjen e shkëmbimit të territoreve. Sigurisht, nëse bëhet është e mirëseardhur, pasi nuk ka shqiptar që do të rrijë atje në radhë. Mendoj se është deklaratë për të fituar pikë.

Më tej, Shkullaku foli edhe për Samitin e Berlinit, ku organizatorë ishin Merkel dhe Macron, teksa komentoi se deklaratën e Thaçit se këto dy vende nuk ishin rakorduar me SHBA për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

“Hashim Thaçi dhe të tjerët e kanë ditur më herët se kjo ishte një iniciativë e pastër e zonjës Merkel për t’i dhënë një kontur më zyrtar asaj që ajo kishte dy vite që e kishte thënë publikisht, që ishte kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Samiti i Berlinit shërbeu në radhë të parë për të tërhequr edhe Francën në këtë ide. Samiti nuk zgjidhte çështjen shqiptaro-kosovare. Ai ishte një samit për të qartësuar një ide”, tha Shkullaku.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN