Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Seuli akuzon Korenë e Veriut: Lëshoi raketa të paidentifikuara

Nga A2 CNN
9 Maj 2019, 15:00 | Bota

Koreja e Veriut rrit intensitetin e testimeve ushtarake në rajon. Autoritetet në Jug njoftuan se regjimi komunist ka lëshuar të paktën një raketë të paidentifikuar.

Lëshimi i saj ka ndodhur gjatë pasdites në pjesën perëndimore të vendit dhe vjen rreth një javë pasi Koreja e Veriut testoi disa sisteme armësh të reja, testimet e para të këtij lloji që prej vitit 2017.

Këtyre pretendimeve u është përgjigjur media shtetërore, e cila raporton se lëshimi i raketave ishte pjesë e një stërvitjeve që kishte në thelb kontrollimin e aftësive operative.

Një raketë koreano veriore

“Vetëm stërvitjet e rregullta dhe vetëmbrojtëse të ushtrisë sonë po cilësohen si provokative dhe ky është një manifestim i pastër i përpjekjes për të shtyrë përpara çarmatimin gradual të shtetit tonë, që më në fund të na pushtojnë. Ne vlerësojmë se kjo është e papranueshme dhe duam të lëshojmë një notë paralajmëruese”, deklaron media koreano veriore.

Të cituar nga CNN, disa ekspertë armësh që kanë analizuar imazhet e testimeve të publikuara nga Koreja e Veriut thonë se ato mund të jenë një formë e avancuar e raketave balistike me rreze të mesme. Ka dyshime të forta se këto raketa mund të mbartin material bërthamor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë