Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Thaçi shtrëngon duart me Vucic

Nga A2 CNN
9 Maj 2019, 10:35 | Fotolajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vucic, janë takuar këtë të enjte në Tiranë, pasi të dy marrin pjesë në samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, që mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor.

Krerët e dy shteteve shtrënguan përzemërsisht duart, edhe pse kanë ndërprerë procesin e bisedimeve që kur Kosova vendosi të taksonte me 100% të vlerës mallrat serbe që hynin në vend, një reagim ky për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol nga ana e Serbisë.

Dy presidentët u akuzuan një ditë më parë nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, se bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë diskutuar për ndarjen e Kosovës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani