Arrestohen dy trafikantë, do të ekstradohen në Itali

Dy persona janë arrestuar këtë të premte me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku njëri është dënuar me 13 vjet burg ndërsa tjetri është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Tiranë, 50-vjeçari me inicialet A.L., është vënë në pranga pasi ndaj tij Gjykata e Napolit ka ngritur akuzat për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Ndërsa në Lezhë, një 48-vjeçar, me inicialet A.L., është arrestuar pasi është dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata e Milanos për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve”.