Arrestohet në Tiranë italiani “mashtrues”, do ekstradohet

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një shtetas italian me qëllim ekstradimi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Me anë të një deklarate, policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi italian me inicialet M. N, 43 vjeç, lindur dhe banues në Itali.

Sipas policisë, ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Breshias, me vendimin e datës 22 nëntor 2018 , e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrim”.

Gjithashtu shtetasi italian M.N, më 26 korrik 2014 është ndaluar me iniciativë për “Mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjendje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion.

Shkarkoni aplikacionin e A2