Bënë histori, miliarda euro në arkat e klubeve angleze

Në majën e Europës dhe të globit. Rezultatet e jashtëzakonshme të arritura nga të katërta skuadrat angleze, Liverpool Tottenham, Arsenal dhe Chelsea janë minierë ari për Premier League, futbollin dhe programin e saj.

Pushtimi i finaleve të kompeticioneve më të rëndësishme në Europë mbush arkat e këtyre klubeve dhe në mënyrë indirekte edhe kampionatin anglez që është aktualisht ndër më të pasurat në glob. Klubet angleze, për shkak të përfshirjes së gjerë në këto finale do të përfitojnë në total një shumë marramendëse prej 2,5 miliardë eurosh. 2 miliardë euro për Champions League dhe 500 milionë euro për Europa League.

Këto të ardhura vijnë si kompozim i shpërblimeve për pjesëmarrjen, numri i lartë i skuadrave nga e njëjta federatë, kalimi i çdo raundi, dhe nga rezultatet historike. Shifrat janë të majme duke menduar që vetëm për pjesëmarrjen, Liverpool dhe Tottenham kanë mbledhur sëbashku 145 milionë euro, ndërkohë që për kriteret e tjera të ardhurat sa vijnë e dyfishohen. Një bum ekonomik për kampionatin anglez të futbollit që nuk ndalet së rrituri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN