Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Energjia, FMN paralajmëron rrezik, pohon Enti Rregullator: 40% më pak prodhim

Nga A2 CNN
10 Maj 2019, 22:02 | Ekonomi
Energjia, FMN paralajmëron rrezik, pohon Enti Rregullator: 40% më pak

Prodhimi rekord i energjisë elektrike gjatë vitit 2018 ishte më i larti që nga viti 1985. Kjo e ktheu vendin tonë në eksportues për herë të tretë në 12 vitet e fundit, duke mbajtur edhe peshën kryesore në rritjen ekonomike prej 4.1%.

Por kjo varësi e lartë nga energjia, tashmë sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, këtë vit do të kthehet si bumerang, duke u renditur mes rreziqeve kryesore.

“Kërkohet përmirësim i ecurisë në sektorin energjetik, i cili është financiarisht i dobët dhe është i prekur nga detyrime të prapambetura endemike. Varësia e këtij sektori nga reshjet e përkeqëson dobësinë e tij financiare dhe krijon risqe për buxhetin e shtetit”

Prodhimi i energjisë parashikohet këtë vit sipas ERE në vetëm 5.3 TWh, apo gati 40% më i ulët se viti 2018. Ndërsa vendi do të detyrohet të importojë sërish, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit.

Sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Energjisë, duhet punë për të ulur riskun nga situata hidrike në një vit relativisht të thatë. Veçanërisht në drejtim të reduktimit të nivelit të humbjeve. Ndërsa prodhimi nga impiantet fotovoltaike, që në të ardhmen do të jenë kyç për të ulur varësinë nga reshjet, pritet të nisë këtë vit, megjithëse në kapacitete shumë të ulëta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu