Energjia, rritet “pesha” e HEC-eve private

Një kontribut jo të vogël në prodhimin e energjisë elektrike kanë edhe hidrocentralet e dhëna me koncension.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2018, impiantet privatë prodhuan 31 % të totalit të energjisë, ndërsa pjesa tjetër u sigurua nga hidrocentralet publike.

Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, energjia e prodhuar nga HEC-et private u rrit me 1.7 herë.

Hidrocentrali i Ashtës, Banjës, Ulzës, Shkopetit si dhe ai i Fangut kanë dhënë edhe kontributin më të madh në prodhimin e energjisë. Rritja e prodhimit të energjisë ka ndikuar në uljen e importit, ndërsa është rritur ndjeshëm eksporti me rreth 5.5 herë më shumë se në 2017.