Kandidatët e PS në zgjedhje, Rama takime me secilin nga drejtuesit e qarqeve

Socialistët pritet të përcaktojnë sot përfundimisht kandidatët për 61 bashkitë e vendit. Për këtë, Kryeministri Rama do të thërrasë në takime të veçanta, duke filluar nga ora 3 e pasdites, drejtuesit politik të secilit qark.

Në secilin prej këtyre takimeve është bërë me dije se do të jenë prezentë edhe Kryeparlamentari Gramoz Ruçi si dhe sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. Diskutimet janë parashikuar të mbyllen në mbrëmje rreth orës 19:30, kur pritet të zbardhen edhe emrat për bashkitë e Qarkut Dibër, si dhe për Bashkinë e Durrësit.

Për këtë të fundit duket sikur ka rënë kandidatura e deputetes Klodiana Spahiu, që ishte përfolur shumë ditët e fundit. Burimet pohojnë se përzgjedhja finale e socialistëve të jetë një tjetër grua. Bëhet fjalë për Valbona Sakon, që mban postin e drejtoreshës së Tatimeve në Durrës.

Shkarkoni aplikacionin e A2