Lamtumira e fundit për dëshmoren e Atdheut, Zarife Hasanaj

Familjarë, të afërm e miq, personalitete të larta shtetërore zhvilluan homazhe në nder nëntetares Zarife Hasanaj që humbi jetën në Letoni gjatë një misioni ushtarak. Familjarët ishin të parët që nderuan për herë të fundit Dëshmoren e Atdheut, e pas tyre zhvilluan homazhe Presidenti Meta, Kryetari i Kuvendit Ruçi, Kryeministri Rama, ministrja e Mbrojtjes Xhaçka, kryetari i PD Basha.

Pas ceremonisë, trupi  i pajetë i nëntetares Hasanaj lëvizi sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u dërgua pranë dëshmorëve të Forcave të Armatosura, te monumenti “Nënë Shqipëri”.

Me ceremonial shtetëror u zhvillua dhe ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmoreve, ku sipas protokollit iu dha lamtumira e fundit dëshmores më të re të Atdheut. Dita e sotme u shpall Ditë Zie Kombëtare në nder të nëntetares Hasanaj, e cila ndërroi jetë në 6 maj gjatë misionit të saj në Letoni, për shkak të shpërthimit të një mine. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur dhe dy ushtarakë të tjerë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN