Letoni, ndërron jetë major Klodian Tanushi

Majori shqiptar, Klodian Tanushi, nuk ka mundur t’u mbijetoi plagëve të marrë pas shpërthimit të municioneve në bazën e NATO-s në Letoni, 4 ditë më parë, duke ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes.

Lajmi i hidhur është dhënë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. “Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.

Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”, shkroi në “Facebook” ministrja.

Në shpërthimin e ndodhur katër ditë më parë humbi jetën edhe nëntetarja, Zarife Hasanaj, për të cilën u mbajtën homazhe këtë të premte.

Po ashtu, në shpërthimin e municioneve në Letoni, mbeti i plagosur edhe rreshterit Julian Kapaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2