Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Lojtari i Huddersfield lë Zvicrën për Kosovën

Nga A2 CNN
10 Maj 2019, 11:00 | Futboll
Lojtari i Huddersfield lë Zvicrën për Kosovën

Përforcim i bujshëm për përfaqësuesen kosovare të futbollit. Florent Hadërgjonaj vendosi të braktisë Zvicrën, për të luajtur me ekipin e drejtuar nga Challendes.

Lojtari i Huddersfield në Premier League, u pajis me pasaportën e Kosovës, duke bërë zyrtare edhe zgjedhjen e tij. Për të takuar futbollistin e krahut të djathtë në këtë moment special, i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi.

Hadërgjonaj, i cili luan si mbrojtës i djathtë, iu bashkua Huddersfield-it në gusht 2017, fillimisht në huazim, ndërsa në korrik 2018 lëvizja u bë e përhershme. Në total ai ka luajtur 67 ndeshje me klubin anglez. Por me vetëm 15 pikë të mbledhura këtë sezon, nga gushti skuadra e Hadërgjonajt do të luajë në kategorinë e dytë angleze.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli