Milionerja e rreme, dënohet për mashtrim 28-vjeçarja gjermane

Një 28-vjeçare gjermane, e cila u hoq si trashëgimtare e pasur për të zhvatur bankat, hotelet dhe shoqërinë elitare të Nju Jorkut, u dënua me 4 deri ne 12 vjet burg, pasi u shpall fajtore për mashtrim.

E lindur në Rusi, para së të zhvendosej në Gjermani bashkë më familjen, ajo njihej si Anna Delvey për miqtë pasanikë në Manhatan edhe pse mbiemrin e vërtetë e ka Sorokin. Ajo prezantohej si personalitet në botën e modës, mbante veshje të shtrenjta e karta të shumta krediti, që i ktheheshin mbrapsht pavarësisht pretendimeve se zotëronte një fond  bamirësie.

Prokurorët në Manhatan thanë se Sorokin u kishte përvetësuar të tjerëve 275 mijë dollarë, me pretendimin se zotëronte asete prej 60 milion dollarësh. E reja përdori dokumente të falsifikuara bankare për të kërkuar një kredi prej 22 milion dollarësh, për financimin e një klubi privat artesh që synonte të hapte në Manhatan. Siguroi vetëm 100 mijë dollarë, të cilat i përdori për të shlyer faturat e hotelit luksoz ku jetonte.

Sipas prokurorëve, 28-vjeçarja përdorte çeqe të rreme për tërheqjen e parave “cash”. Gjatë një udhëtimi të shtrenjtë në Marok, kishte bindur një mikeshë t’i paguante 62 mijë dollarë, pasi karta e saj nuk u pranua. Sorokin punësoi një stiliste edhe për paraqitjet në gjykatën kriminale të Manhatanit dhe pamja e saj u bë objekt komentesh nga ekspertë të modës në rrjetet sociale. 

Shkarkoni aplikacionin e A2