Ndryshimet në Kodin Penal, Komiteti i Helsinkit: Dënoni dhe dhunën ndaj gazetarëve

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, diskutoi me shoqërinë civile dhe grupet e interesit ndryshimet në Kodin Penal.

Ministri tha se ndryshimet në thelb minimizojnë dhunën ndaj efektivëve të policisë nga njëra anë, por dhe ndëshkojnë ata që dhunojnë funksionarët publikë.

Gjatë takimit, drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit i kërkoi ministrit të Brendshëm që ashtu si ndryshimet parashikojnë burgim për personat që dhunojnë funksionarët publike e njëjta gjë të jetë dhe për gazetarët që ne mjaft raste dhunohen gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjithashtu, të pranishmit i kërkuan ministrit të Brendshëm që ndryshimet në Kodin Penal të jenë në sinkron dhe me të drejtat e njeriut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN