Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Protesta e opozitës, Basha: Të vijnë të majtë e të djathtë

Nga A2 CNN
10 Maj 2019, 14:02 | Politikë

Një ditë para protestës së katërt kombëtare të opozitës së bashkuar, ftesa e Lulzim Bashës është që në shesh të jenë edhe të majtët.

“Protesta jonë bëhet për të kthyer themelet e bashkëjetesës demokratike. Të gjithë shqiptarët, nga Tirana e gjithë Shqipëria, të majtë e të djathtë të bashkuar në protestën e ditës së shtunë”, tha Basha.

Në takimin me 300 të rinj të forumit rinor të Partisë Popullore Europiane, Basha tha beteja e opozitës është për Shqipërinë drejt Europës, rrugën e së cilës po e pengon qeveria aktuale. “Misioni im është të shtroj rrugën që Shqipëria europiane të qeveriset dhe të jetë në duart e rinisë shqiptare”, u shpreh kreu i PD.

Në kulmin e aksionit opozitar, të motivuar nën objektivin kryesor për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në skenë bashkë me demokratët ka nisur të shfaqet Glauku, djali i Sokol Olldashit, i cili dha mesazhin e parë për rininë shqiptare. “Shqiptarët nuk janë të këqij, shqiptarët janë të mirë, po aq të mirë, në mos më të mirë se sa europianët”, tha ai.

Glauk Olldashi

Opozita kthehet të shtunën në protestën e katërt kombëtare para Kryeministrisë, në orën 18:30. Protesta pritet të zgjasë rreth 3 orë dhe nuk do të mungojnë as këtë herë pankartat që kërkojnë largimin e qeverise Rama, por as pankartat ironizuese për pengimin që sipas opozitës po i bën shumica rrugës integruese të Shqipërisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani