Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Protesta, Rudina Hajdari: Të shmanget dhuna, s’kemi kohë për të humbur

Nga A2 CNN
10 Maj 2019, 18:36 | Politikë
Protesta, Rudina Hajdari: Të shmanget dhuna, s’kemi kohë

Opozita kthehet të shtunën në protestën e katërt kombëtare para Kryeministrisë, në orën 18:30.

24 orë para protestës, ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter”, deputetja Rudina Hajdari, e cila shkruan se vendi nuk ka më kohë për të humbur dhe duhet shmangur dhuna dhe gjuha e urrejtjes.

“Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë. Duhet të mendojmë për të ardhmen. Patjetër që protesta, e drejta e fjalës, janë pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por kjo e drejtë duhet shmang dhunën dhe gjuhën e urrejtjes. Nuk kemi më kohë për të humbur”, shkruan Rudina Hajdari.

Më herët, ishte Ambasada Amerikane që u bëri thirrje protestuesve që pritet të marrin pjesë në protestën e të shtunës që të distancohen nga aktet e dhunës.

Protesta pritet të zgjasë rreth 3 orë dhe nuk do të mungojnë as këtë herë pankartat që kërkojnë largimin e qeverise Rama, por as pankartat ironizuese për pengimin që sipas opozitës po i bën shumica rrugës integruese të Shqipërisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani