Sekuestrohen mbi 1 mijë armë pranë vilës së Jay-Z

Mbi 1 mijë armë dhe municione të shumta u sekuestruan në një vilë në Bel Air të Shteteve të Bashkuara. Policia amerikane fillimisht arrestoi një person, I cili u lirua pasi pagoi 50 mijë dollarë.

57-vjeçari, Gerard Saenz, u arrestua me dyshimin për transportim dhe shitje të paligjshme armësh. Banesa gjendej farë pranë vilës së çiftit të famshëm, Beyonce dhe Jay-Z. Autoritetet ishin njoftuar më herët se një banor në këtë zonë po shiste armë zjarri në mënyrë të paligjshme. Ndërkaq, hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.