Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Basha: Kasapi i zgjedhjeve nuk do të mundet më të diktojë

Nga A2 CNN
11 Maj 2019, 19:34 | Politikë
Basha: Kasapi i zgjedhjeve nuk do të mundet më të diktojë

Në momentin më të tensionuar të protestës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajti fjalën e tij para protestuesve, duke iu kujtuar se ka 30 vite që shqiptarët bëjnë sakrifica për “Shqipërinë si gjithë Europë”.

“Kemi propozuar rrugëdalje politike, propozuam vetting-un në politikë, detyrat e qeverisë tranzitore, por bashkimi i Edi Ramës me krimin ka vetëm një përgjigje: të dhunojë shqiptarët. Kasapi i zgjedhjeve nuk do të mundet më të diktojë, zgjedhje me krimin nuk do të ketë më, armata e lirisë është ngritur në këmbë dhe bëhet gati që sot të bëjë realitet normën e parë të Shqipërisë Europiane, Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi”, tha Basha.

Ai i bëri thirrje protestuesve që të mos konfrontohen me policinë, pasi, siç tha ai, edhe ata janë po aq të kërcënuar nga krimi. “Mos cenoni efektivët e policisë”, iu bëri disa herë thirrje ai protestuesve. “Beteja jonë është me krimin dhe qeverinë e lidhur me krimin”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli