Derbi: Partizani gati për festë, Tirana kërkon pikët

Derbi mbetet derbi, por te Partizani e gjithë vëmendja tashmë është te titulli kampion. Trajneri Skënder Gega e vlerëson përballjen me Tiranën si ndeshje të radhës por nuk mund ta fsheh entuziazmin për t’u kurorëzuar pikërisht në një përballje derbi.

“Besoj se ka ardh fundi dhe uroj dhe shpresoj që t’ia dalim në gjithë këtë udhëtim të gjatë që kemi bërë. Megjithatë është futboll dhe luajmë kundër Tiranës”, thotë Gega.

Trajneri Ardian Mema nga ana tjetër, veçse për t’i prishur festën rivalëve kërkon edhe pikët për të siguruar sa më shpejtë mbijetesën. Përballë Partizanit, Tirana do të ishte e kënaqur edhe me një barazim. “Ne do të futemi për të luajtur mirë dhe kur luan mirë atëherë mund të marrësh edhe pikët. Për situatën ku ndodhemi, edhe një pikë do të ishte e mirë”, thotë Mema.

Skuadrat zbresin në fushë për derbin e madh të kryeqytetit, këtë dielën në 16e30, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Shkarkoni aplikacionin e A2