Dhunë në tribunë? Ekipi që synon Europa League i mbyll tifozët miq në kafaz

Shpesh herë ndeshjet e futbollit marrin formën e betejave jo vetëm sportive, ku vëmendja shkon me shumë te dhuna e tribunave sesa tek rezultatet sportive.

Mesa duket, ekipi i ligës së dytë ukrainase, Inhulets Petrove, ka vuajtur shumë nga dhuna kohët e fundit, sepse e ka zgjidhur problemin në një mënyrë të diskutueshme.

Drejtuesit e klubit kanë shndërruar tribunën  e vogël të destinuar për tifozët miq në një kafaz të vërtetë, që të bën të ndihesh brenda një kopshti zoologjik, më shumë se në një stadium.

Dyshojmë se në këto kushte vijnë shumë miq në Petrove për të ndjekur ekipin e tyre, por kjo mund të ndryshojë së shpejti. Ekipi këtë vit ka arritur finalen e kupës së Ukrainës, me mundësi reale që të kualifikohet në Europa League.

Do futen në kafaz tifozët e Arsenalit, Sevijës, Lacios? Ndoshta drejtuesit duhet të gjejnë mënyra alternative për të plotësuar kushtet e sigurisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN