Nga grotesku në gjenialitet: Mirësevini në botën “e çmendur” të produkteve false

Gjatë viteve të transicionit, jemi mësuar që të gjejmë në tregjet në Shqipëri me një seri produktesh që imitojnë firmat më të njohura botërore. Më së shumti ata përpiqen të imitojnë në çdo detaj produktin origjinal, dhe shpesh herë ia arrijnë qëllimit.

Por ka edhe raste kur imitimi jo vetëm që nuk duket i arrirë por merr edhe një dimension grotesk. Emrat e njohur të ekonomisë botërore shfrytëzohen në mënyrë ilegale për të tërhequr vëmendjen,  dhe pak rendësi ka që produkti dhe emri nuk kanë asnjë lidhje të përbashkët.

Rezultati më së shumti është i shëmtuar, por në disa raste nuk mund të mohohet një farë ironie dhe gjenialiteti.

Ja pra ku justifikohen thasët me grurë me emër Whatsapp, një çokollatë Kat Kot ose një bluzë sportive Mike. Ata janë të dukshme në treg, dhe autoritetet e vendeve mbyllin shpesh herë një sy.