Rama: Zjarri nuk ka ç’i bën Qeverisë, por Shqipërisë i bën dëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për protestën e opozitës.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm”.

Disa orë më vonë, Rama reagoi sërish përmes Twitter-it, duke shprehur mbështetjen e tij ndaj forcave të policisë.

“Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, shkruan Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN