Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama: Zjarri nuk ka ç’i bën Qeverisë, por Shqipërisë i bën dëm

Nga A2 CNN
11 Maj 2019, 20:36 | Aktualitet
Rama: Zjarri nuk ka ç’i bën Qeverisë, por

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për protestën e opozitës.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë "Aman ik!", ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t'i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s'ka ç'i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1127280702989512704

Disa orë më vonë, Rama reagoi sërish përmes Twitter-it, duke shprehur mbështetjen e tij ndaj forcave të policisë.

“Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli