Ruçi: Tanushi, engjëll mbrojtës i paqes, ra dëshmor për Shqipërinë dhe Evropën

“Klodian Tanushi është një engjëll mbrojtës i paqes dh era dëshmor për Shqipërinë, Letoninë dhe Evropën”.

Më këto fjalë kreu i Kuvendit Gramoz Ruci ka ngushëlluar  familjarët e majorit Klodian Tanushit, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra nga shpërthimi i një mine gjatë një stërvitje të NATO-s në Letoni.

“Shqipëri, ji krenare për bijtë e tu që sakrifikohen për sigurinë e qytetarëve të Evropës dhe të botës”, shtoi në mesazhin e tij kryetari i Kuvendit.

Në aksidentin e ndodhur në Letoni të hënën e kaluar  humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj si dhe u plagos rreshteri Julian Kapaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN