Shoqërohet Sahit Dollapi, policia konfrontohet edhe me Albana Vokshin

vlcsnap 2019 05 11 22h27m06s005 1100x620

Policia ka shoqëruar sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi. Nga pamjet filmike duket se oficerët e ndërhyrjes së shpejtë godasin zotin Dollapi. Sipas PD, ky i fundit nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm, thjesht po vendoste maskën kundërgaz.

Me policinë është konfrontuar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila fillimisht është afruar për të kërkuar sqarime rreth shoqërimit të Dollapit.