Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Soreca: Shqipëria, shumë shpejt do jetë në BE

Nga A2 CNN
11 Maj 2019, 17:31 | Aktualitet
Soreca: Shqipëria, shumë shpejt do jetë në BE

Përmbyllet java e Europës. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca përcolli një mesazh për të gjithë të rinjtë, të cilët i konsideroi e ardhmja e vendit. Shumë shpejt tha ai, të rinjtë e Shqipërisë do të jenë qytetarë të Bashkimit Europian.

“Në fund të javës së Europës nuk mund ta kishim mbyllur më bukur se sa me mesazhin et ë rinjve, pasi ju jeni e ardhmja e këtij vendi. Më lejoni që si ambasador i BE t’ju them se ju do të jeni qytetarët e ardhshëm të Bashkimit Europian. Mendoj se shumë shpejt kjo do të jetë e ardhmja për të gjithë ju. Rinia është shumë e rëndësishme dhe ne do të bëjmë të pamundurën për t’u përgatitur për të”, tha Soreca.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli