Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

VAR i shtyn festën Bayern-it, Dortmund mban gjallë shpresat

Nga A2 CNN
11 Maj 2019, 18:01 | Futboll
VAR i shtyn festën Bayern-it, Dortmund mban gjallë shpresat

Sikurse edhe në Angli, titulli kampion në Gjermani do të përcaktohet në javën e fundit të kampionatit, pasi Bayern München u ndal në një barazim pa gola këtë të shtunë në fushën e Leipzig. Fitorja do t’i kishte bërë matematikisht kampionë bavarezët, por një vendim i sistemit VAR, tepër i diskutueshëm, anuloi golin e realizuar nga Leon Goretzka në pjesën e dytë.

Borussia Dortmund, që mundi 3-2 Fortuna Dusseldorf, shpreson kështu në një mrekulli në javën e fundit, për të rrëmbyer titullin kampion. Vetë skuadra e Lucien Favre ka një sfidë të vështirë kundër Borussia Mönchengladbach, ndërsa Bayern pret në “Allianz Arena” ish-skuadrën e trajnerit Niko Kovac, Eintracht Frankfurt. Nëse ia del, ky do të jetë titulli i shtatë rresht për Bayern dhe i fundit për dyshen Ribery-Robben, të cilët largohen të dy në fund të sezonit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë