Volejboll, kapiteni i kombëtares Husaj, kampion në Francë

husaj 1100x620

Kapiteni i kombëtares shqiptare të volejbollit, Gazmend Husaj, është shpallur kampion në Francë me skuadrën e tij Turs.

Volejbollisti kuqezi, i lindur në Pejë u transferua këtë sezon tek francezët ku ishte titullar në ndeshjet finale duke bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe duke ndihmuar skuadrën në arritjen titullit kampion.

Husaj mban trofeun e kampionëve të Francës

Fitorja  e kampionatit i shtohet disa trofeve të tjerë në karrierë, si Kupa e Italisë dhe e Zvicrës, ku u shpall edhe lojtari më i mirë në 2010.   

Vetëm pak muaj më parë, Husaj ngriti lart edhe Kupën e Francës, një tjetër trofe i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Festa e Turs-it

Pas sukseseve me volejbollisten Erblira Bici, rrjeta shqiptare krenohet tashmë edhe nga meshkujt sikurse është ky titull, i kapitenit Gazmend Husaj.

  • LAJMI I FUNDIT | Reforma Zgjedhore, përfundon takimi i Këshillit Politik
  • LAJMI I FUNDIT | Nuk arrihet konsensus midis palëve për Reformën Zgjedhore
  • LAJMI I FUNDIT | Reforma Zgjedhore, përfundon takimi i Këshillit Politik