Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zbulohet Task Forcë e PS për zgjedhjet

Nga A2 CNN
11 Maj 2019, 13:16 | Politikë
Zbulohet Task Forcë e PS për zgjedhjet

Përtej kandidaturave të kryebashkiakëve në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, në mbledhjen e kryesisë të Partisë Socialiste janë përcaktuar edhe pjesëtarët e grupit të Task Forcës që do të angazhohen deri në ditën e zgjedhjeve për koordinimin dhe administrimin e tyre.  

Grupi do të përbëhet nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreun  e grupit parlamentar Taulant Balla,  ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe deputetët Ermonela Felaj, Ulsi Manja dhe Arben Pëllumbi.

Nuk mungojnë dhe ish ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe zëvendëskryeministri Erion Brace.

A2 CNN Livestream

Dita jonë