Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhjet vendore, Rama: Kemi vendosur për të gjithë bashkitë, mungojnë detaje

Nga A2 CNN
11 Maj 2019, 12:19 | Aktualitet
Zgjedhjet vendore, Rama: Kemi vendosur për të gjithë

Kryeministri Edi Rama në fund të mbledhje së kryesisë të Partisë Socialiste deklaroi përpara mediave se tashmë kandidaturat për zgjedhjet vendore të përcaktuara në 30 qershor janë të zyrtarizuara.

https://a2news.com/2019/05/11/mblidhet-kryesia-e-ps-se-dalin-emrat-e-rinj-per-kryebashkiake/

“Kemi vendosur për të gjithë Bashkitë, janë disa detaje të fundit që janë çështje qarqesh, por nuk ka asnjë problem të deleguarit e kanë mandatin”, deklaroi Rama, duke iu referuar disa bashkive si Hasi, Selenica dhe Peqini ku kandidatura ende mbetet për t’ u përcaktuar.

Në fund të prononcimit, duke pritur ndoshta një kërkesë prononcimi për protestën e sotme të opozitës, kryeministri mbeti disi i habitur nga mungesa e pyetjeve të mëtejshme nga ana e gazetarëve të pranishëm.  

“Kaq? Po bëheni shumë të mirë, edhe unë do të jem i mirë me ju”, deklaroi ai, para se të largohej.

A2 CNN Livestream

Dita jonë