Avokati i Popullit: Dhuna, as mjet as kundërpërgjigje

Ndër reagimet e shumta për protestën e sotme, që ende nuk ka përfunduar, nuk mungoi edhe ai i Avokatit të Popullit.

Përmes një postimi në Facebook, Erinda Ballanca ka dënuar dhunën nga të dy palët, aty ku shkruan se “dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë as mjet e as kundërpërgjigje”, duke mos shmangur nga përgjegjësia edhe forcat e rendit.

Pas postimit, Avokati i Popullit është drejtuar drejt Spitalit të Traumës, ku pas disa minuta rezistencë forcat e rendit e kanë lejuar të hyjë  në ambientet e brendshme për të marrë informacione për gjendjen e të lënduarve, dhe në veçanti për sekretarin organizativ të PD Sahit Dollapi, i dëmtuar në një përballje me forcat e rendit gjatë natës.

Ballanca cilësoi pamjet e konfrontimit të Dollapit me forcat e rendit si të “paprecedent dhe të papranueshme”, edhe pse pranoi që policia ka patur një ditë të vështirë dhe nuk duhet provokuar.