Ballanca: Gjendja e Dollapit, shembje në shpatull por nuk ka komplikacione

12 MAJ LAJME ORA 01 30 frame 15528 1100x620

Në dalje nga Spitali i Traumës, Avokati i Popullit Erinda Ballanca qetësoi mbi gjendjen shëndetësore të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, i dëmtuar në një përballje me forcat e rendit gjatë natës.

Sipas Ballancës, që pati mënyrë ta takojë,  Dollapi është në gjendje  të qëndrueshme dhe pas ekzaminimeve është evidentuar një shembje në shpatull dhe një lëndim në gju, por janë përjashtuar komplikacione të tjera.

Gjithsesi, mësohet se Dollapi do të mbahet në Spitalin e Traumës të paktën ditën e sotme.