Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha përballë Drejtorisë së Policisë: “Maduro i Ballkanit” i ka orët e numëruara

Nga A2 CNN
12 Maj 2019, 12:28 | Politikë
Basha përballë Drejtorisë së Policisë: “Maduro i

Kreu i partisë Demokratike i është bashkuar disa qindra protestuesëve që nga ora 11 ndodhen përballë Drejtorisë së Policisë, edhe pse në kushte atmosferike të këqija. Të pranishëm janë edhe liderët e partive aleate.

Basha mori fjalën duke deklaruar se “i vetmi që është i interesuar për dhunë është Edi Rama, i cilësuar si “Maduro i Ballkanit”, që në ngjarjet e djeshme,  tregoi “dhunën e juntës kundër aspiratave të qytetarëve”, duke siguruar mbështetësit se “opozita nuk ndalet” dhe do t’i tregojë përgjigjen ekzekutivit ditën e nesërme.  

Lideri i PD-së ritheksoi se zgjedhje fasë nuk do të ketë, dhe se “e djeshmja i tregoi mbarë botës fytyrën e vërtetë të një juntë aziatike me frymëzim sovjetik,  dhe beteja do të fitohet nda vlerat evropiane dhe populli i bashkuar”.

Sipas tij nuk ka më zgjidhje, o në krahun e popullit të bashkuar për demokracinë, o në krah të një grupi horrash që kurrë nuk do të marrë peng të ardhmen e fëmijëve tanë”.  

Basha ftoi të gjithë qytetarët në protestën e nesërme, duke nënvizuar se nuk ka më dallime partiake, dhe se protesta do të shërbejë edhe për “të liruar Partinë Socialiste nga junta kriminale”, në ditën që sipas tij do të përcaktojë fatin e vendit në 15 vitet e ardhshme.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani