Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha-Ramës: Në rastin më të mirë, do të kesh fatin e Gruevskit

Nga A2 CNN
12 Maj 2019, 17:39 | Politikë
Basha-Ramës: Në rastin më të mirë, do të kesh

“Plani i Ramës është të godasë, të shkurajojë qytetarët”, kështu u shpreh ndër të tjera në bashkëbisedimin me gazetarët kreu i PD, Lulzim Basha, ku tha se paralajmëron Ramën të bëjë kujdes.

Ai u shpreh se fati më i mirë që e pret Kryeministrin është ai i Gruevskit, kur tha se po përdor blindat ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Me të vërtetë ai e ka shumë të vështirë, ndoshta të pamundur, për paktin që ka bërë me ata që e kanë sjellë në pushtet. I them të mendojë mirë kur përdor blindat ndaj shqiptarëve. Mendohu mirë se fati më i mirë do të jetë ai i Gruevskit”, tha Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani